"Esad Pasha si Musolini", Studiuesi: Të dy u vranë në krahët e grave të tyre të padeklaruara
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Maj 2022, 22:59
Studiuesi, Edon Qesari, i ftuar në "Ora e Betit" në Rtv Ora thotë se fundi i Esad Pashës ishte i njëjtë me atë të Betino Musolinit në Itali.
Qesari: Ka një simbiozë mes Esad Pashës dhe një politikani të mëvonshëm, Benito Musolini, që të dy vriten dhe bien në krahët e grave të tyre jo të deklaruara, bashkëpunëtorëve të tyre. Musolini me Klareta Petacion dhe Esad Pasha me një balerinë.
