Teatri Kombëtar në tymin e harresës, 2 vite nga shembja, hetimet dhe projekti i ri në ajër

Dy vite nga shembja e dhunshme e Teatrit Kombëtar gjithçka ka mbetur në harresë. SPAK mban ende të pa mbyllura hetimet për shkeljet për të cilat akuzohet bashkia e Tiranës. Nga ana tjetër dhe ndërtimi I ri mbetet në harresë dhe pa asnjë zgjidhje.

Këto janë pamjet e orës 04 të mëngjesit të datës 17 maj të vitit 2020 kur policia dhe inspektorët ndërhynë me dhunë për shembjen e teatrit kombëtar.

Edhe pse ndërtesa nuk u prek as nga tërmeti në atë kohë u konsiderua rrezik dhe se do të ndërtohej sipas projektit të ri. 

Dy vite nga shembja e teatrit kombëtar, gjithçka ka mbetur në ajër.

Nga njëra anë nuk ka asnjë të dhënë se çfarë po ndodh me ndërtimin, e nga ana tjetër në SPAK dosja hetimore është nën pluhurin e kohës dhe në sirtarët e prokurorisë

Ka qenë aleanca për teatrin që e dorëzoi dosjen me të paktën 13 kallëzime në prokurorinë e posaçme me shkeljet që nga shembja dhe inspektimi. 

qeveria ka dhënë dakordësinë për fondin që do ti kalojë bashkisë, por nën justifikimin e rindërtimit dhe covidit sërish gjithçka ka mbetur vetëm në fjalë. 

Ashtu siç mbeti nën fshesën e harresës dhe raporti i KLSH që kërkoi rindërtimin e teatrit ashtu siç ishte dhe aty ku ishte

Në fakt qeveria në vitin 2021 akordoi 900 milionë lekë për bashkinë e Tiranës për ndërtimin e godinës.

Vendimi ka ardhur pak pasi gjykata kushtetuese e konsideroi të paligjshëm kalimin e truallit nga ministria e kulturës te bashkia e tiranësh.

Tashmë vendi ku dikur luheshin shfaqje, është kthyer në një teatër mes akuzave dhe harresës. 

Teatri Kombëtar në tymin e harresës, 2 vite nga shembja, hetimet