Policia pika kontrolli në hyrje të Vlorës, në fokus makinat e reja të dyshuara si të vjedhura
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Maj 2022, 14:42
Policia e Vlorës mesditën e sotme ka ushtruar kontrolle në hyrje të qytetit, pjesa lidhëse e rrugës Transballkanike me Autostradën Levan-Vlorë.
Kontrollet janë kryer kryesisht tek makinat e reja të viteve të fundit të cilat mund të figurojnë të vjedhura jashtë vendit.
Në automjete janë kontrolluar numri i shasisë, dokumentet e doganimit dhe dokumentacioni i pronësisë.
Kontrolli zhvilluar nga policia vendore Vlorë dhe policia rrugore.
