Deklarata e Zogut për gazetën amerikane në 1922: Shqipëria dëshiron njohjen nga Amerika

Gazetari Ilir Ikonomi ka postuar publikimin e një deklarate të ministrit të Brendshëm Ahmet Zogu në një gazete amerikane të 17 qershorit 1922.

Ikonomi shkruan se në atë kohë Zogu ishte vetëm 27 vjeç dhe shihej si përkrahës i zellshëm i njohjes së Shqipërisë nga Amerika, duke i kërkuar kësaj të fundit njohjen.

Aty thuhet se Amerika, faqet e historisë të së cilës shkëlqejnë nga bëmat e lavdishme për çështjen e lirisë njerëzore, duhet ta njohin Shqipërinë, sepse ky është vend që ka vuajtur me shekuj në skllavëri.

Ikonomi: Deklarata e kolonelit 27-vjeçar “Shqipëria dëshiron njohjen nga Amerika”. Në një gazetë amerikane të 17 qershorit 1922 gjejmë një deklaratë të ministrit të Brendshëm Ahmet Zogu për agjencinë e lajmeve Associated Press. Në atë kohë Zogu ishte vetëm 27 vjeç dhe shihej si përkrahës i zellshëm i njohjes së Shqipërisë nga Amerika. “Nëse Amerika na njeh dhe dërgon një përfaqësues diplomatik në Shqipëri, - deklaroi Zogu, - kjo do të jetë shtytja më e madhe që mund t’i jepet Shqipërisë.”

“Ne jemi një racë e lashtë dhe krenare. Ne kemi tradita qysh para epokës së Krishterimit. Kemi vuajtur nën thundrën e tiranit. Kemi qenë shtypur si nga popuj aziatikë ashtu edhe nga evropianë. Kemi ëndërruar prej shekujsh për lirinë. Ne jemi raca më homogjene në Ballkan dhe e dëshirojmë me pasion mundësinë për ta vendosur vetë fatin tonë.” “Amerika, faqet e historisë të së cilës shkëlqejnë nga bëmat e lavdishme për çështjen e lirisë njerëzore, duhet ta njohin Shqipërinë, sepse ky është vend që ka vuajtur me shekuj në skllavëri dhe tani, i rilindur si komb, dëshiron të ruajë lirinë që i është mohuar aq gjatë.”

Deklarata e Zogut për gazetën amerikane në 1922: Shqipëria