Zgjedhje apo farsë? Poli Hoxha: E rithemeluar apo e parithemeluar, PD është e Sali Berishës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Maj 2022, 21:50
Gazetari Poli Hoxha e sheh 22 majin një finalizim të gjithë lëvizjes politike të Sali Berishës për të marrë drejtimin e PD.
Në emisionin "Drejt" në Rtv Ora, ai thotë se nuk mund të pretendosh për garë në këtë proces, duke shtuar se PD e rithemeluar apo jo tashmë është e Sali Berishës.
Poli Hoxha: Vetëm garë nuk ka. E rithemeluar e parithemeluar PD është e Sali Berishës. Këto formalizmat, jo demokracia, gara, edhe vetë janë në siklet. Ai thotë votëbesim. Le të mbyllet kjo punë me Sali Berishën kryetar dhe pastaj të shikojmë.
