Hasha: Drejtuesit e mjeteve, shkak i aksidenteve. Instancat shtetërore të veprojnë
Eksperti i sigurisë rrugore, Fatmir Hasha, shkak për aksidentet rrugore që kohët e fundit janë rritur, thotë se janë drejtuesit e mjeteve.
Në një intervistë për Ora News, Hasha tha se për zgjidhjen e këtij problemi duhet të veprojnë instancat shtetërore.
Ai tha se e vetmja përballë ‘luftës’ ka qenë policia, e cila përballet çdo ditë me aksidentet ndërkohë që Ministria e Transportit ka dalë jashtë loje.
Fatmir Hasha: Ky 10 ditëshi ifundit ka një rritje të pashpjegueshme të aksidenteve. Unë I mëshoj sjelljes së drejtuesve të mjeteve që për mua është shkaku kryesor i ndodhjes së aksidenteve rrugore. Drejtuesit e mjeteve janë problem kryesor sot dhe duhet një punë shumë e madhe dhe duhet të fillojë që nga instancat shtetërore. Përjashtoj policinë sepse ka qenë dhe mbetet e vetmja në këtë luftë. Instancat e tjera janë komplet jashtë loje. Ministria e Transportit që duhet të kishte barrën kryesore nga pikëpamja e politikave për uljen e aksidenteve rrugore. Kjo është një e metë shumë e madhe. Qeveria nuk zbaton nenin 1 të Kodit Rrugor, që është raporti për sigurinë rrugore në parlament.
I pyetur se cilët janë faktorët që ndikojnë tek aksidentet, Hasha tha:
Faktori i parë është vetëdija jonë në njohjen e rregullave të qarkullimit rrugor.
Intervistoi Everest Dedaj, përgatiti Anila Kolgjini.
