Meçe: Ngritja e Sali Berishës tregoi se PD është parti "mit"

Arben Meçe thotë se rikthimi i Sali Berishës tregoi se Partia Demokratike është një parti mit.

I ftuar në emisionin  "Drejt" në Rtv Ora ai thotë se ka mbledhur rreth vetes një minorancë absolute, militantët  e partisë, por shumë larg misionit politik që ka kjo parti për të mobilizuar masat që të jetë faktor për të marrë pushtetin.

Meçe: Ngritja e Sali Berishës tregoi se ajo parti është mit, është parti me individë, rrotull të cilit vërtitet gjithë partia dhe struktura. Në drejtimin e tij u bë Kuvendi, Foltoret, Kuvendi tjetër. Nuk guxoi një njeri të thotë që në këtë parti ka një të dytë. Pasi mbaroi pjesa e parë dhe u la një ditë për tu zgjedhur kryetari fillon një fushatë. Sa i nevojitet Berishës kjo që po bën tani? Sali Berisha ka vetëm këta njerëz por i duhet imazh. Të njëjtët njerëz ka. Rrotull Sali Berishës është grupuar një grup që është minorancë absolute sa i përket asaj që është misioni politik i një partie. Misioni politik nuk është të mbledhë rreth vetes militantët por të mobilizojë masa që të jetë faktor për të marrë pushtetin.