Zgjedhjet në 22 maj, Murrizi: Votëbesim i Berishës te anëtarësia e PD-së, më mirë mos të ishte sfidant
Myslim Murrizi thotë se 22 maji është votëbesim i Sali Berishës te anëtarësia si kryetar i PD.
I ftuar në emisionin "Drejt" në Rtv Ora, ai thotë se lideri demokrat do të ishte shumë më mirë të mos kishte asnjë sfidant përballë në këtë proces.
Murrizi: Berisha po i drejtohet anëtarësisë së PD. Nuk jam nga ato hipokritët të bëj garë falso. Në 2018, kur Basha nuk ishte dakord për mua për kryetar të PD Lushnje kam garuar vetëm. Nuk ngeli port-hale pa shkruajtur që Murrizi si Enver Hoxha. Unë nuk stis kandidatë. E mbani mend garën e Ramiz Alisë me një rob që pasi firmosi për Ramizin nuk votoi as veten e vet. Ka pasur Sali Berisha garë reale në 1997 me Pjetër Arbnorin. Ka pasur me Uran Butkën, Genc Pollo iku se i tha Doris Pack ik.Super garë.Siç ka pasur garë të stisur Tritan Shehu me Fred Xhaferraj në 1995 kur u shpall armik Eduard Selami. Gjithë pyesnin kush është Fredi. Gara e stisur është më shumë hipokrite sesa votëbesim te anëtarësia. Këtë votëbesim që po kërkon Berisha te anëtarësia duhet ta bënte Basha pas 29 majit, pas vendimit të DASH. Ky është votëbesim i Berishës te demokratët. Berisha do të ishte mirë të mos kishte asnjë sfidant në këtë garë derisa vetë Elezi thotë që hyj në garë por e di që nuk do të fitoj. Unë nuk hyj në garë kur nuk e di që nuk fitoj.
