Ironia e Murrizit: Rudina Hajdari hëngri 8 dreka me Yuri Kim por deputet në Elbasan u zgjodh Luçiano Boçi
Myslim Murrizi thotë se mbështetja nga jashtë nëse nuk ke mbështetje me votë brenda nuk bën punë.
Në emisionin "Drejt" në Rtv Ora, ai flet për një eksperiment të dështuar në 9 raste.
Të fundit ai listoi Rudina Hajdarin, që sipas tij hëngri 8 dreka me ambasadoren Yuri Kim por deputet në Elbasan në 25 prill 2021 u zgjodh Luçiano Boçin.
Murrizi: Mbështetjen e madhe nga jashtë por që nuk të pjerdh njeri nga brenda e kanë provuar 9 palë. I fundit e ka provuar kolegia ime në Elbasan. 8 dreka hëngri Yuri Kim me Rudina Hajdarin, herë ke Luca, herë ke Guca. Por atje u votua Luçiano Boçi që theu traun. Është eksperiment i përsëritur 9 herë nga Blendi Gonxhe, Gramoz Pashko, Zef Broci, Ed Selami, Tritani, quajeni Murrizin të fundit. Edhe Ben Blushin, më shumë pinte kafe në Ambasadë se te Rogneri. Qejfet nuk i kam me urdhër. Se me kë jam tifoz nuk pyes askënd, çfarë qëndrimi do mbaj.

