Kompanitë perëndimore shesin bizneset e tyre në Rusi
Disa kompani perëndimore kanë rënë dakord të shesin asetet e tyre ruse ose t'ua dorëzojnë ato menaxherëve vendas, ndërsa përpiqen të respektojnë sanksionet për konfliktin në Ukrainë dhe të përballen me kërcënimet nga Kremlini se asetet në pronësi të huaj mund të sekuestrohen.
Më poshtë është një listë e firmave sipas sektorëve që kanë siguruar marrëveshje për të shitur bizneset e tyre në Rusi:
Automakers
Distributori britanik i makinave tha se kishte rënë dakord t'i shiste biznesin e tij rus menaxhmentit lokal. Shitja do të rezultojë në një humbje të jashtëzakonshme.
Banka
Huadhënësi francez pret të mbyllë shitjen e njësisë së tij Rosbank (ROSB.MM) tek Interros Capital i Rusisë "në javët e ardhshme.
Energji
Gjigandi britanik i energjisë do t'ia shesë biznesin e tij që ka në Rusi, të shitjes me pakicë dhe lubrifikantëve.
Ushqimi dhe pijet
Prodhuesi i birrës, kompania finlandeze e furrave dhe shërbimeve ushqimore dhe prodhuesi finlandez i qumështit kanë njoftuar shitjen e kompanmive të tyre.
Minierat
Kompania ruse e minierave e listuar në Londër njoftoi më 9 maj se propozoi të shiste projektin e saj kryesor Kun-Manie.
Gjithashtu ka dhe një serë kompanish të tjera të huaja të cilët kanë njoftuar për shitjen e kompanive të cilat kanë në Rusi./REUTERS/
