A duhen pagat të bëhen publike një herë në vit? Rama çon pagat në Këshillim. Do kontrollohet dhe stili i jetesës
Publikimi i pagave të qytetarëve është lexuar pozitivisht vetëm nga qeveria e Edi Ramës. Madje ky veprim në shkelje të ligjit ka shërbyer si ide për një pyetje në Këshillimin Kombëtar, pasi kryeministri mendon që të ardhurat e qytetarëve të jenë publike.
Edi Rama: “Ishte një ngjarje aspak e dëshiruar dhe aspak e mirëseardhuar dalja e pagave në publik. Mendojmë që është e udhës që në këshillimin e ardhshëm kombëtar të pyesim shqiptarët a mos është më mirë që një herë në vit të bëhen publike të gjitha pagat të bëhen publike"
Qeveria do të shkojë me tutje me ballafaqimin e pagave dhe këtë do ta bëjë duke kontrolluar e stilin e jetesës së qytetarëve.
Edi Rama: "Ne do të ecim me kontrollet që do të synojnë gjetjen e boshllëqeve midis deklarimit të të ardhurave dhe stilit të jetës. Mund të deklarosh të ardhura X dhe të kesh shtëpia edhe vetura që nuk bëhen kurrë me ato të ardhura.
Sipas njësisë speciale antiformalitet të ekzektutivi në targetimin e 10 mijë tatimpaguesve janë konstatuar probleme në kontratat e punës, për dhënien e pagave jashtë sistemit bankar, deklarimin e pagës dhe dhënien e bonueseve.
Delina Ibrahimaj: Nga data 1 qershor ne do të paraqesim ligjin e ri mbi të ardhurat. Do të targetojë profesionet e lira.
Qeveria me ndërhyrje në ligj do të përshkallëzojë penalitetet, ku për çdo shkelje administrative apo evazioni tatimor do të dyfishohen gjoba.
Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj ishin sot (16 maj 2022) në një takim me biznesin ku bënë publike ecurinë e punës së Njësisë Speciale Antiinformalitet.
