Plumba për sherret e Belgjikës? Publikohen pamjet pas sulmit të Blerim Preçit, atentatorët të lirë

Konfliktet në Belgjike nga ku ishte kthyer vetëm pak kohë më parë janë pista kryesore e hetimit për atentatin ndaj Blerim Preçit dhe kushëririt të tij të shtunën në Lezhë! Autorët e sulmit ndërkohë mbeten të lirë në arrati.

Këto pamje janë filmuar vetëm pak sekonda pas atentatit ndaj kushërinjve Blerim dhe Klisman Preçi, mbrëmjen e së shtunës në superstradën Lezhë-Milot.

Ky është Blerim Preçi, 28 vjeç që dyshohet se ishte objektivi I sulmit me armë zjarri.

Ai shfaqet në gjendje të shokuar aq sa nuk dallon a ka plumba në trup.

Blerim dhe Klisman Preçi po udhëtonin me këtë makinë tip Benz, kur pranë zonës njohur si Ishull-Lezhës u është afruar paralel një makinë Audi ngjyrë gri.

Prej aty u qëlluan me breshëri plumbash.

Brerim Preçi që ishte në timon kur ka dëgjuar të shtënat ka frenuar dhe më pas ka devijuar makinën!

Ka hapur derën dhe është hedhur nga mjeti për duke shpëtuar vetëm me lëndime.

Blerim Preçi në dëshminë e parë deklaroi se nuk kanë konflikte, por hetuesit dyshojnë se 28-vjeçari i sapo kthyer nga Belgjika ishte objektivi.

Ndaj pista kryesore e hetimit është ajo e përplasjeve që ai ose i vëllai mund të kenë në vendet e BE,

Por nuk përjashtohen as konfliktet e mundshme në vendin tonë.
Autorët e sulmit ndërkohë mbeten ende të lirë.

Policia ushtroi kontrolle në fshatrat e Kurbinit, por pa arritur të bjerë në gjurmët e atentatorëve që pas ngjarjes, u larguan përgjatë superstradës në drejtim të Milotit.

Ndërsa për identifikimin e tyre po përdoren edhe pamjet e kamerave të sigurisë së bizneseve në zonë!

Mbi 10 persona u shoqëruan dhe u morën në pyetje, por deklarimet e tyre nuk e kanë ndihmuar shumë grupin hetimor për zbardhjen e atentatit.