Nju Jork, mungesë të benzinës dhe energjisë elektrike

Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Michael Bloomberg, ka urdhëruar “shpërndarje racionale” të benzinës në qytet, për shkak të mungesave ekstreme që ka shkaktuar stuhia Sandy.Ai ka thënë se shoferët, në bazë të targave të automjeteve të tyre, do të lejohen të blejnë benzinë në ditë të alternuara.Sistemi, që do të zbatohet nga policia, do të mbetet në fuqi për kohë të pacaktuar.Rajoni i Nju Jorkut dhe Nju Xhërsit është përballur me mungesa të benzinës, energjisë elektrike dhe vështirësi të tjera që kur këto dy shtet janë goditur nga Sandy, dhjetë ditë më parë.Departamenti për Energji i Shteteve të Bashkuara ka bërë të ditur se më shumë se 760,000 shtëpi dhe biznese në gjashtë shtete, shumica dërrmuese në Nju Jork dhe Nju Xhërsi  vazhdojnë të mbesin pa energji elektrike.