Berisha: Dje ndodhi një akt turpi në Kuvend, u refuzua rezoluta për një gjenocid të konfirmuar

Në një konferencë për mediet ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se mazhoranca socialiste dje ka refuzuar rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë.

Ai tha se këtë gjenocid e kanë votuar me rezoluta shumë vende, duke përfshirë BE-n, SHB-në, si dhe edhe parlamenti Serb e ka quajtur si masakër.

Ai thekso i se i vetmi vend që nuk e ka dënuar këtë gjenocid me rezolutë është Shqipëria, duke e refuzuar edhe dje si akt.

Berisha: Sikurse jeni dëshmitar në kuvendin e Shqipërisë dje ndodhi akti më i rëndë dhe i turpshëm në historinë 30-vjeçare të këtij vendi; u refuzua rezoluta për një gjenocid që është konfirmuar nga dy gjykata ndërkombëtare. Në bazë të tyre shumë vende të lira e kanë dënuar përmes rezolutave në kuvend këtë akt barbar. Këtë e ka bërë parlamenti Evropian, SHBA-ja dhe shumë vende të tjera. E ka bërë edhe parlamenti i Malit të Zi, ku ka një shumicë filo-serbësh.

Si masakër në vitin 2019 e ka dënuar edhe vetë parlamenti i Serbisë, edhe pse jo si gjenocid. Shqipëria ishte vendi i vetëm që nuk e ka dënuar asnjë nga gjenocidet që kanë ndodhur. Shqipëria jo vetëm që nuk i ka dënuar, por shkalla e lartë e kriminalizimit e mazhorancës së sotme bëri që dje të refuzohej një rezolutë për gjenocidin në Bosnje. Nuk e mendoja se kjo rezolutë nuk do të votohej nga mbarë kuvendi.