Alibeaj, ministrit Manja: I skërmitët dhëmbët SPAK për dosjet e Berishës pse nuk e bëre për dosjen 184?
Ministri i Drejtësisë e quan ‘kërkesë llogarie” atë që Enkelejd Alibeaj e quan “ndërhyrje në pavarësinë e sistemit të drejtësisë” duke i diktuar SPAK se kë të hetojë.
Debati politik për hetimet që duhet të hapë dhe ndjek SPAK kaloi sot konferencat në selinë e PS në Komisionin e Ligjeve.
Enkelejd Alibeaj: Kryeministri Edi Rama me ton kërcënues i kërkon SPAK të hetonte kundërshtarët politikë. Edhe ju i bëtë këto deklarata
Ulsi Manja: “Ti kërkosh prokurorisë të japë përgjigje se çfarë bëhet me 4 çështje që thotë i kam regjistruar si vepra penale këtu e 2 vjet lidhet me përgjegjësitë që ka qeveria.
Kemi marrë votën. Të kërkosh hetime të pavarura e të shpejta lidhet me efektivitetin e sistemit të drejtësisë.
Nëse ministri i Drejtësisë si person përgjegjës për monitorimin dhe zbatimin e rekomandimit të Këshillit të Ministrave kërkon të shpejtohen hetimet ju politikisht keni të drejtën ta konsideroni si ndërhyrje politike por unë e konsideroj si kërkesë për performancë”
Hetimi shitblerjes së votës ka qenë rekomandim i BE por për Alibeaj mazhoranca nuk ka ndërmarrë asnjë hap. Madje ai përmendi dhe dosjen ku del në përgjime dhe vetë Manja
Enkelejd Alibej: “Skërmitja e dhëmbëve në Asamble me ton kërcënues ndaj SPAK. Iso që i mbajtët ju, ju I konsideroni si kërkesë llogarie. Ky është opinion juaj. Pse nuk lëshuat ton kërcënues për dosjen 184 e cila u varros pikërisht për zvarritje e ping pong nga Dibra në Tiranë.
Ulsi Manja: “ Të jesh i vogël në shpirt është ves që del me shpirtin. Lind i vogël në shpirt e derisa të vdesësh i vogël do mbetesh. Vesi del me shpirtin.
Unë as nuk intimidohem dhe as nuk më bën të ndryshoj parimet e mija, sepse raporti me drejtësinë është raport që lidhet me formimin e secilit dhe nuk ka të bëjë me politikën.
I referohesh standardeve të hetimit politikisht sepse ashtu të intereson ndërsa për atë gjyqtaren që përmenda para pak ditësh nuk ke kurajon ta përmendësh. Gjithsesi kjo është puna jote"
Gjatë raportimit në komisionin e ligjeve Manja përmendi rastin e gjyqtares Blerina Muça, pak ditë pasi komisioni i Rithemelimit në Partinë Demokratike i kërkoi Inspektorit të Lartë të Drejtësisë Artur Metanit, shkarkimin e gjyqtares së Gjykatës së Tiranës. Kjo pasi pranoi ankimin e kryetar të komanduar të PD-së Enkelejd Alibeaj kundër vendimit të Shkallës së Parë, që njohu statutin e dalë nga Kuvendi i 11 dhjetorit.
Ulsi Manja:“Ndërhyrje e drejtëpërdrejtë në pavarësinë e gjyqësorit dhe vendimmarrjes është ajo që ndodhi para pak ditësh. U masakrua një gjyqtare e gjykatës pse referuar bindjes së brendshme dhe provave që kishte dha një vendim, nuk ka rëndësi përmbajtja e atij vendimi, u masakruar publikisht derisa u mbërrit me një kërkesë të përshpejtuar për ta kaluar në sitën e vetingut. Po kjo është ndërhyrje.Ti kërkosh të bësh detyrën nuk e konsideroj cënim të pavarësisë së gjyqësorit “
Pavarësisht deklaratave vetë kreu i SPAK Arben Kraja ka theksuar se prokurorët vazhdojnë detyrën pa u ndikuar nga politika. Tensionet duket se janë shtuar me hetimin e incineratorit të Tiranës dhe tenderat e shëndetësisë.
