Berisha nis fushatën për kreun e PD-së, sot takim në Elbasan, nesër në Fier
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Maj 2022, 11:27
Duket se ish-kryeministri Sali Berisha ka nisur fushatën e tij për kreun e Partisë Demokratike që do të zgjidhet në 22 maj.
Berisha do të jetë ditën e sotme në orën 13:00 në Teatrin “Skampa” të Elbasanit, ndërkohë që ditën e nesërme më 14 maj, ai do të jetë në Fier.
“Ditën e premte dt.13.05.2022 ora 16.30 ne Teatrin “Skampa” zhvillohet takimi me liderin historik te Partisë Demokratike Prof.Dr. Sali Berisha për shpalosur platformën e tij si kandidat për postin e Kryetarit te PDSH.
Më datë 14 Maj 2022, Ora 18 : 00 në ambientet kinoteatrit në qytetin e Fierit vjen Prof/Dr Sali Berisha. Takim, hapja e fushatës për zgjedhjen e Kryetarit të Ri të Partisë Demokratike Shqiptare!”

