Ekskluzive/ Zhaklin-Marinelës: Është si të thuash s’flasim dot për prostitucionin nëse s’kemi qenë prostituta
Zhaklin Lekatari një nga personazhet më të komentuar në botën e medias për deklaratat e saj, e sidomos në lidhje me marrëdhëniet seksuale. Prej vitesh drejtore e Tabu.Al një portal që flet për seksin, ku shpesh komentuesit në mungesë të informacionit dhe mentalitetit të mbyllur paragjykojnë dhe ofendojnë.
Por, ajo është Zhaklin dhe për këto gjëra as që e vret mendjen. Së fundmi e shikuam si opinioniste në një program dashurie, ku debatet nuk kishin si të mungonin. Marinela Hysa, ish konkurrente e Love Story teksa ishte e ftuar në D-Night në Rtv Ora nga Dajana Shabani tha se Zhaklin Lekatari nuk ishte në nivelin e saj dhe se një vajzë e pamartuar nuk mund të japë leksione të tilla.
Për herë të parë ekskluzive në D-Night flet vetë opinionistja Zhaklin Lekatari.
Dajana: “Love Story” Një eksperiencë shumë e këndshme për ty. Por, ne kemi patur të ftuar disa javë më parë Marinelën e cila ka qenë me deklarata shumë të forta.
Zhaklin Lekatari: E kam parë si video dhe vendosa të mos reagoj sepse nuk e shikova të arsyeshme. Nuk mund të lejoj që një person të marrë vëmendje duke më përdorur për faktin që në shoqëri është krijuar ideja që unë jam një personazh rebel dhe konfliktual dhe atëherë nëse unë e ngacmoj atë dhe krijoj një konflikt kjo do bëhej virale dhe sigurisht unë do të jem viktima sepse e dimë se ajo është një personalitet agresiv, konfliktual që krijon debate, më sulmon dhe sigurisht që nuk e përmbush mirë detyrën e saj.
Doja vetëm të thoja diçka duke marrë si shembull referimi deklaratën që tha Marinela, kur ti nuk ke qenë i martuar, ti nuk mund të analizosh marrëdhëniet njerëzore. Kjo është si të thuash se ne nuk mund të flasim për fenomenin e prostitucionit nëse nuk kemi qenë prostituta, ose që ne nuk mund të flasim për vjedhjen nëse nuk jemi hajdutë. Pra është plotësisht absurde!
D-NIGHT një program nga Dajana Shabani live në Rtv Ora nga e hëna në të enjte 23:00-00:00
Për më shumë klikoni në linkun më poshtë:
