Mediu: E shoh të vështirë që të hënën të ketë një emër kandidati për president
Pas takimet me përfaqësuesit e mazhorancës lidhur me kandidaturat për presidentin e ri, kreu i PR-së Fatmir Mediu theksoi se “Aleanca për Ndryshim” nuk do të ketë propozime jashtë opozitës.
Ai theksoi se nuk i ndan deputetët e opozitës dhe se nuk e ndalon Rithemelimin që të propozojë kandidatura, por shtoi se nuk shoh të ketë një kandidat për ditën e hënë.
Mediu: Qëndrimi ynë ka qenë që opozita të dalë me figurat e veta. Shpresoj që të arrijmë në këtë konsensus opozitar. Ne kemi vendosur si ‘Aleanca për ndryshim’ që propozime t’i bëjmë brenda opozitës. Nëse nuk do të ketë një qëndrim opozitar nuk marrim pjesë në proces.
Unë nuk i ndal në të Rithemelimit apo ku di unë si i quani ju. Për mua të gjithë deputetët ashtu siç e përcakton opozita janë të detyruar të marrin pjesë në këtë proces. Unë nuk shoh të ketë një kandidat për ditën e hënë. E shikoj absurde që politika të përjashtojë politikën. Ka figura politike të rëndësishme politike në vend.

