Alibeaj i kujtoi dosjen 184, Manja i përgjigjet: Je i vogël do vdesësh i vogël

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ndodhet në një seancë dëgjimore përballë deputetëve të komisionit të Ligjeve.

Në një moment deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj e zuri  ngushtë ministrin Manja duke I kujtuar dosjen 184.

 Nga ana e tij Manja i tha se ishte i vogël në shpirt dhe ky është ves që del me shpirtin

Enkelejd Alibej: “Skërmitja e dhëmbëve në Asamble me ton kërcënues ndaj SPAK. Iso që i mbajtët ju, ju I konsideroni si kërkesë llogarie. Ky është opinion juaj. Pse nuk lëshuat ton kërcënues për dosjen 184 e cila u varros pikërisht për zvarritje e ping pong nga Dibra në Tiranë.

Ulsi Manja: “ Të jesh i vogël në shpirt është ves që del me shpirtin. Lind i vogël në shpirt e derisa të vdesësh i vogël do mbetesh. Vesi del me shpirtin.

Unë as nuk intimidohem dhe as nuk më bën të ndryshoj parimet e mija, sepse raporti me drejtësinë është raport që lidhet me formimin e secilit dhe nuk ka të bëjë me politikën.

I referohesh standardeve të hetimit politikisht sepse ashtu të intereson ndërsa për atë gjyqtaren që përmenda para pak ditësh nuk ke kurajon ta përmendësh. Gjithsesi kjo është puna jote"