"Nëna e budallenjve është gjithmonë me barrë", Vasili ironizon deklaratat e Ramës me shprehjen italiane

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka reaguar për deklaratat e kryeministrit Rama në konferencën me gazetarët në selinë e PS-së.

Në një postim në facebook, Vasili thotë se budalleqeve që nxjerr nga goja Rama do u shkonte për shtat shprehja italiane: "Nëna e budallenjve është gjithmonë me barrë".

Vasili: Ketij Rames, qe flet vetem budallëqe i rri kaq mire shprehja italiane:"La mamma dei cretini è sempre incinta". Ne shqip: (Nèna e budallenjve eshte gjithmone me barrë).

Prej javësh shefi i ekzekutivit tashmë publikisht nuk po e fsheh më pakënaqësinë ndaj Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion.

Ky qëndrim zhgënjyes ndaj SPAK sipas Edi Ramës nuk lidhet me hetimet e drejtësisë ndaj zyrtarëve të qeverisë socialiste, por heshtja e tij ndaj Sali Berishës po i sos durimin politik.

Kryeministri Edi Rama nuk pranon akuzë apo kritikë në gjuhën shqipe apo në anglisht, se ai me pushtetin e qeverisë po i bën presion drejtësisë.

Edhe pse me respekt, kërkesën e kreut të SPAK Arben Kraja që Kryeministri të mos merret me deklarata politike por të bëjë kallëzime, Rama e quajti lajthitje.