Perandori i fundit i botës
Stilisti I famshëm italian Valentino, i cilësuar “Perandori i fundit i modës” mbush 90 vjeç. Në shenjë nderimi në është hapur një ekspozitë për stilistin që i ka dhënë modës italiane madhështinë dhe shkëlqimin që e bëri unike ndërkombëtarisht, që nga vitet 1960 e në vazhdim.
Stilisti I famshëm Valentino mbush 90 vjeç dhe mbetet i vetmi që i ka dhënë modës italiane atë ndjenjë madhështie, shkëlqimi dhe magjepsjeje që e bëri atë unike ndërkombëtarisht, që nga vitet 1960 e në vazhdim. Mediat italiane i kanë kushtuar një tribut duke e cilësuar “PERANDORI I FUNDIT I MODËS”.
Që në shfaqjen e parë në Firence, në Palazzo Pitti, në fillim të viteve 1960, krijimet e tij janë dalluar nga një ngjyrë e ndezur, e destinuar të hyjë në histori: e kuqja Valentino. Që atëherë ai ka magjepsur zonjat e para, divat e filmit dhe të famshmit, të cilët të gjithë janë bërë miqtë e tij: nga Jackie e veja Kennedy, te Marella Agnelli, nga Nancy Reagan te Rosario di Bulgaria, nga Liz Taylor te Sophia Loren dhe shumë të tjerë.
I lindur në Voghera më 11 maj 1932, Valentino Clemente Ludovico Garavani por për të gjithë thjesht dhe vetëm Valentino , në fillim të viteve 1950 u transferua në Milano për të ndjekur shkollën e "skicave të modës".
"Si fëmijë kam qenë ëndërrimtar – ka rrëfyer ai -, kam ëndërruar për yjet e kinemasë dhe shumë gjëra të tjera të bukura. Dhe nëna ime më tha të mos mendoja më për ato gjëra të kota".
Në vitin 2007, një ekspozitë monumentale iu kushtua Valentinos në “Ara Pacis”, për 45 vjetorin e shtëpisë së modës. Një gur themeli është edhe dokumentari i vitit 2008 "Valentino: Perandori i fundit", nga Matt Tyrnauer. Për 90-vjetorin e tij, një ekspozitë hapet për publikun në Teatro Sociale di Voghera, e cila përmban veshje, skica, fotografi dhe dokumente arkivore. Maison Valentino, nga ana tjetër, ka krijuar një xhup në edicion të kufizuar, me frazën ikonike “E dua bukurinë, nuk është faji im” në ngjyrë të kuqe që shitet ekskluzivisht online.