Një grua u dënua me 30 vjet burg për vrasje, pasi humbi shtatzëninë

Një gjykatës në El Salvador ka dënuar një grua me 30 vjet burg pasi ajo pësoi një urgjencë mjekësore dhe humbi foshnjën që kishte në bark.

Dënimi i saj ishte tronditës edhe në El Salvador, një vend që ka një nga ligjet më të rrepta kundër abortit në botë.

Gruaja, e identifikuar vetëm si Esme, është e para në shtatë vjet që dënohet dhe burgoset.  Presidentin i vendit Nayib Bukele, i cili e ka quajtur abortin një "gjenocid të madh ".

Dënimi u dha ndërkohë që të paktën 20 shtete pritet të ndalojnë abortin nëse Gjykata e Lartë e SHBA me shumicë konservatore rrëzon vendimin 49-vjeçar Roe kundër Ëade që garanton të drejtën për një abort.

"Ky dënim është një goditje ndaj përpjekjeve tona për të liruar gratë e burgosura padrejtësisht dhe një shkelje e Gjykatës Ndër-Amerikane të të Drejtave të Njeriut, e cila ka thënë se urgjencat obstetrike duhet të trajtohen si një problem shëndetësor", tha Morena Herrera, presidente e grupit "VICE World  News".