40 miliard dollarë për Ukrainën

Kongresi amerikan miratoi ndihmën financiare prej 40 miliard dollarësh për Ukrainën.

Drafti duhet të kalojë më pas në senat, para se të marrë firmën e presidentit Biden. Kreu i Shtëpisë së Bardhë fillimisht kërkoi 33 miliardë dollarë, por ligjvënësit propozuan edhe miliarda të tjera për ndihmë ushqimore dhe pajisje ushtarake.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Udhëheqësi i shumicës në Senat, Chuck Schumer tha se pasi Dhoma ta miratojë paketën, Senati do të veprojë me shpejtësi.

Ndihma për Ukrainën është një nga çështjet e rralla që merr miratimin e demokrateve dhe republikanëve.