Ukraina ndërpret tubacionin kryesor të gazit rus për në Europë
Ukraina ka thënë për herë të parë që nga fillimi i luftës, se do të pezullojë rrjedhën e gazit natyror. Rrjedha e gazit ,përmes një pike tranziti transportonte thuajse një të tretën e gazit nga Rusia për në Europë.
Kievi fajëson Moskën për ndëprerjen, duke thënë se do të zhvendoste rrjedhën e gazit diku tjetër.
Ajo tha se mund të transferojë kapacitet përkohësisht nga Sokhranivka në pikën Sudzha që ndodhet në territorin e kontrolluar nga Ukraina.
Edhe pasi Rusia pushtoi Ukrainën në shkurt, ajo ka mbetur një rrugë kryesore tranziti për gazin rus në Europë.
"Megjithatë trupat ruse e merrnin gazin nga Ukraina duke e çuar në rajonet proseparatiste të mbështetura nga Rusia, në rajonin lindor të Donbasit", ka thënë shefi i operatorit të gazit GTSOU për agjensinë e lajmeve Reuters.
GTSOU ka thënë se do të ndalojë nga sot dërgesat në pikën hyrëse të stacionit të matjes së gazit në Sokhranivka, ku është transportuar deri në 32.6 milionë metra kub në ditë.