Modelja: I paguaj djemtë e mi të largohen që të mund të bëj 1 orë seks me burrin gjatë ditës
Ylli i "Danceing On Ice", Caprice ka treguar se si i largon fëmijët e saj në mënyrë që të mund të ketë “seanca” seksi gjatë ditës me bashkëshortin Ty Comfort.
Modelja 50-vjeçare dhe ylli televiziv thotë se madje u ka dhënë para dhe tha askush nuk i shqetëson për një orë.
Caprice, tha se çiftet duhet të gjejnë kohë për ato që ajo i quajti "përkedhelje" duke këmbëngulur se seksi e mban një marrëdhënie të fortë.
"Kam pasur raste kur më është dashur të thosha gjatë ditës: Po, mamaja dhe babi po bëjnë ‘përkëdhelje’. Askush nuk na shqetëson për një orë", - tha ajo.
“Kemi kaluar një fazë ku na është dashur t'i paguajmë djemtë që të mos na shqetësojnë. Ne u jepnim disa paund dhe u thoshim të iknin. Ata ishin të lumtur që kishin para për ëmbëlsira."
Caprice është shumë e hapur për temën e seksit, duke thënë vitin e kaluar se gratë duhet të pranojnë rregullisht të bëjnë seks me burrat e tyre, sepse duhen vetëm pesë deri në dhjetë minuta.
Ylli, i cili është shfaqur në 250 kopertina, përfshirë Vogue, GQ dhe Cosmopolitan, shtoi:
“Nuk mund të thuash ‘jam i lodhur’ ose ‘kam dhimbje koke’ – jo. Burrat janë krijesa të thjeshta - ju i ushqeni, u jepni komplimente dhe seks, dhe ata janë të lumtur.
