Deputeti kanadez seancë parlamentare online nga tualeti i tij. Pas kritikave kërkon falje

Një deputet kanadez kërkoi falje pasi mori pjesë në një seancë parlamentare online nga tualeti i tij.

Deputeti liberal Shafqat Ali u kritikua nga kolegët pasi vunë re se prapa sfondi ishte i banjos.

"Kamera ishte montuar mbi pjesën e pasme të tualetit," tha një deputet rival.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Ky është deputeti i dytë liberal që brenda dy vite kapet në një situatë të sikletshme ndërsa futet online.

Ali, një ish-tregtar i pasurive të paluajtshme 55-vjeçar, u zgjodh vitin e kaluar për të shërbyer në rajonin veriperëndimor të Torontos.

Pas reagimeve deputeti kerkoi falje shkruan BBC.