Sa gaz i furnizon Rusia Europës?

 

Ukraina deklaroi gjatë ditës së sotme se do të pezullojë rrjedhën e gazit natyror të një pike tranziti. Ajo mendohet se dërgon pothuajse një të tretën e gazit rus në Europë përmes Ukrainës.

Por sa gaz i furnizon Rusia Europës?

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Në vitin 2019 Rusia përmbushte 41% të importeve të gazit natyror të BE-së.

Italia dhe Gjermina do të preken më shumë nga ndërprerja e furnizimeve, pasi janë vendet që importojnë më shumë gaz nga Rusia.

Kurse në Britaninë e Madhe, sipas BBC, Rusia siguron 5% të furnizimit me gaz.