Elon Musk do të zhbllokojë llogarinë e Trump në Twitter

Elon Musk ka thënë se nëse oferta e tij për të blerë Twitter është e suksesshme, ai do të zhbllokojë llogarinë e ish-presidentit amerikan Donald Trump nga platforma.

Vendimi i Twitter për të ndaluar ish-presidentin e SHBA ishte "moralisht i gabuar dhe budallallëk", tha Musk në samitin e Financial Times Future of the Car.

Në janar 2021, Twitter njoftoi se llogaria e Trump ishte " pezulluar përgjithmonë, për shkak të rrezikut të nxitjes së mëtejshme të dhunës" pas sulmit në Kapitol.

Por pronari i Tesla tha: "Unë do të anuloja ndalimin e përhershëm, por nuk e kam ende Twitterin, kështu që kjo nuk është një gjë që do të ndodhë patjetër".

Musk tha se nëse dikush poston diçka "të paligjshme ose ndryshe shkatërruese për botën" duhet të pezullohet përkohësisht ose postimi duhet të bëhet i padukshëm.

Musk, themeluesi i Tesla dhe SpaceX, bleu Twiter për një ofertë prej 44 miliardë dollarë./BBC/