E rëndë! Forcat izraelite qëllojnë për vdekje gazetaren e Al Jazeera teksa raportonte
Forcat izraelite kanë qëlluar për vdekje gazetaren e Al Jazeera, Shireen Abu Akleh në Bregun Perëndimor të pushtuar, sipas ministrisë palestineze të shëndetësisë.
Ajo u godit nga një plumb, teksa raportonte bastisjet izraelite në qytetin e Jeninit dhe u dërgua me urgjencë në spital në gjendje kritike.
Sipas mediave të huaja, ajo ka humbur jetën në spital.
Rrethanat e vdekjes së saj nuk ishin të qarta, por dyshohet se është qëlluar në kokë.
“Ajo që ne dimë tani për tani është se Ministria palestineze e Shëndetësisë ka njoftuar vdekjen e saj. Shireen Abu Akleh, po mbulonte ngjarjet që po ndodhin Jenin, veçanërisht një bastisje izraelite në qytetin, i cili është në veri të Bregut Perëndimor të pushtuar, kur ajo u godit nga një plumb në kokë, "tha Ibrahim, një gazetar i Al Jazeera
"Siç mund ta imagjinoni, kjo është një tronditje për gazetarët që kanë punuar me të."
Duke folur mes lotësh, Ibrahim tha se Abu Akleh ishte një "gazetare shumë e respektuar" i cila ka punuar në Al Jazeera që prej vititi 2000.

