Hungaria: Embargoja e naftës ruse do të shkatërronte ekonominë

Pavarësisht varësisë që ka BE-ja ndaj naftës ruse, ajo ka vendosur disa sanksione duke synuar një ndalim total të importeve të naftës ruse.

Megjithatë jo të gjitha vendet e BE-së janë dakord për vendosjen e një embargoje ndaj naftës ruse.

Një ndër to është dhe Hungaria, e cila thotë se sanksionet e naftës ndaj Rusisë "do të shkatërronin ekonominë hungareze".

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Ministri i Jashtëm Peter Szijjarto, tha se Komisioni Europian nuk ka një zgjidhje "për problemet e mëdha që mund të sjellë në Hungari", pavarësisht bisedimeve që po zhvillohen, raportoi Reuters.

Embargoja e natës ruse vjen në paketën e gjashtë të sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë, me qëllim për të goditur ekonominë ruse duke ngadalësuar luftën në Ukrainë.

Ditën e sotme edhe Ukraina lajmëroi për një bllokim të një prej tubacioneve kryesore që transportonte gain në Europë nga Rusia.