Promotori i Tyson Fury në kërkim nga drejtësia amerikane. 5 milionë dollarë kush e “spiunon”
5 milionë dollarë për njeriun që jep informacione për një nga njerëzit më të kërkuar të SHBA-së. Bëhet fjalë për promotorin e njohur të boksit, Daniel Kinahan, organizator i eventeve të “”MTK Global”, mes të cilave edhe ndeshje të boksierëve të famshëm si Tyson Fury.
Irlandezi është futur në listën e njerëzve pjesëmarrës në organizata ndërkombëtare kriminale ndërsa influenca e tij në sportin e boksit vazhdon të jetë ende shumë e madhe. Departamenti i Shtetit ka bllokuar shumë asete të promotrit që konsiderohet koka e grupit “Kinahan Organized Crime Group”, pjesëmarrës në vrasje, trafik droge dhe armësh.
Në vitin 2020, Tyson Fury e falënderoi përsonalisht irlandezin në një postim në Instagram në lidhje me një duel të mundshëm me Anthony Joshua që ai po punonte për ta finalizuar.
