“Je një tifoz i Liverpoolit?”. Guardiola akuzon gazetarin në konferencën e shtypit (Shikoni videon)

Pep Guardiola është bërë protagonist i një episodi të pazakontë në konferencën e shtypit pas ndeshjes me Newcastle të fituar 5-0. Edhe pse njihet si një trajner shumë korrekt në marrëdhëniet me mediat, mesa duket eleminimi nga Champions ka lënë disa shenja tek trajneri katalanas.

I pyetur nga një gazetar nëse ishte i kënaqur me ndeshjen e dominuar ndaj Newcastle, ai iu përgjigj: Kishe dyshime? Po, ti je një tifoz i Liverpool, pranoje”. Gazetari iu kundërpërgjigj menjëherë duke I theksuar se ishte mbështetës i të dyja skuadrave të Manchesterit, gjë që shkaktoi të qeshura në sallë.

Guardiola më pas nxitoi të korrigjonte fjalët e tij duke i kërkuar falje gazetarit edhe pse e adresoi ndaj një rrethi më të gjerë akuzën e tij duke theksuar se të gjithë në Angli janë mbështetës të Liverpoolit sepse të kuqtë kanë një histori të suksesshme në Europë.

Shikojeni çfarë ndodhi në debatin mes tij dhe gazetarit;