(Video) Gjimshiti shënon gol me peshë Europe për Atalantën

Berat Gjimshiti shënon golin e parë pas dy sezoneve në Serie A dhe këtë e bën tre javë nga fundi. Mbrojtësi i Kombëtares i cili u rikthehye pak ditë më parë për shkak të një dmëtimi, realizoi rrjetën e avantazhit të Atalantës në transfertën e Spezias kur rezultati ishte fiskuar në shifrat 1-1.

17 minuta nga fundi, shtatlarti nga Presheva kaloi në avantazh skuadrën e Gasperinit që në fund arriti të fitonte 3-1 duke mbajtur të gjalla shpresat për një biletë në Europë.