Presidenti Halili: Titulli në derbi na shijon më shumë. Shehi: Titulli i çunave!
Presidenti i Tiranës, Refik Halili është shprehur i emocionuar pas suksesit në derbi që solli në shtëpinë bardheblu titullin e 26. Në intervistën pas ndeshjes ai u shpreh:
"Trajneri Shehi ka qenë një prind i dytë pëe çdo futbollist. Falënderoj Osmanin që përzgjodhi lojtarët dhe stafin. Jemi lehtësuar shumë nga problemet esë shkuarës ku kishim një mal me borxhe. Do të bëjmë më të mirën për të ardhmen.Shpresoj që festën ta bëjmë në shëshin Skënderbej. I takon këtij klubi të bëjë një festë spektakolare në një shesh të tillë. Skuadra? Nëse ka lojtarë që nuk duan të qëndrojnë, do të largohen".
Ndërkohë Orgesh Shehi shtoi: Jam i nderuar që drejtoj një klub të tillë me këta lojtarë. Donim aot të ishim protagonostë ndaj një rivali ai Partizani edhe pse kishim shumë mungesa. Ndryshova mënyrën e lojës. Këtë sezon morëm shumë besim pas ecurisë pozitive në fazën e parë. Për kontratën kemi kohë të reflektojmë. Sigurisht që ky titull më shijon më shumë se i pari me Skënderbeun pasi përgjegjësia si trajner është më e madhe.
