Biletat e finales shpërndahen javën tjetër me çmim 50-180 euro
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Maj 2022, 09:53
Gazeta romane "Corriere Dello Sport" ngre problemin e numrit të vogël të biletave për një finale si ajo e Conference League. Sipas të përditshmes, kërkesat janë me mijëra dhe një stadium 19 mijë vendësh është shumë pak për tifozeritë e të dyja palëve.
Corriere zbulon se UEFA do t'i shpërndajë 8 mijë biletat e zonës gri gjatë javës së ardhshme dhe çmimi i tyre do të variojë nga 50-180 euro.
Në Romë, tashmë është bërë shumë i vështirë misioni për të gjetur një biletë pasi ato që klubi ka në dispzocion i ka ndarë mes sponsorve, bashkëpunëtorëve dhe grupeve të organizuara të tifozerisë ultras.
