Balaj "bekon" skuadrën e Bolusporit me dy gola (Video)


Një tjetër lojtar i Kombëtares Shqiptare shënon gol të rëndësishëm këtë fundjavë. Bëhet fjalë për Bekim Balajn që gjeti dy herë rrjetën në takimin mes Boluspor dhe Samsunspor.

Shkodrani e shënoi golin e parë i asistuar nga shoku i kombëtares, Odise Roshi ndërsa menjëherë pas rikthimit të skuadrave ne fushën e lojës ai sigloi edhe rrjetën e fitores dhe të tretën për të me fanellën e skuadrës turke.