Tifozi futet live në emision, i jep flamurin bardh e blu drejtorit të Tironës, Tefik Osmani

Në Ora Sport nga Altin Sulçe dhe Dorisa Keçani u fol edhe për shpalljen kampione e Shqipërisë së klubit të Tiranës.

Ndërkohë, në transmetim live është futur edhe një tifoz i veçantë i Tironës, punonjës në RTV Ora, me flamurin bardh e blu.

Ai madje i ka dhuruar flamurin e Tironës drejtorit të klubit bardh e blu që ishte i pranishëm në emision, Tefik Somani.