Tyson Fury kërkon tërheqjen e lojtarëve të Man. United...siç bëri vetë ai

Tyson Fury kërkon tërheqjen e lojtarëve të Man.

Në futboll mund të rastisë një moment i keq por kur ky moment zgjat përtej një apo dy sezoneve, atëherë bëhet një problem i vërtetë dhe tifozët, edhe ata më të njohurit, fillojnë të flasin.

Manchester United po mbyll një tjetër sezon të dështuar, sipas të gjitha gjasave në zonën Europa League dhe ky fakt nuk arrin të përtypet as nga një kampion i lindur si Tyson Fury, mbështetës i deklaruar i “Djajve të kuq”.

Pas humbje 4-0 në Brighton, kampioni i peshave të rënda ka shpërthyer në akuza duke kërkuar që edhe lojtarët e Manchester United të tërhiqen siç ka bërë ai pas suksesit me Whyte.

“E dini çfarë? Le të mos flasim më për tërheqjen e Gipsy Kings, por të flasim për Manchester United. Nuk mendoni se duhet të tërhiqen edhe ata?”, shkruan Fury në faqen e tij zyrtare në Instagram ku në shumicë ka marrë përgjigjen “po”.

Tyson Fury kërkon tërheqjen e lojtarëve të Man.