Derbi i Madridit shkon për Simeonen, Reali dorëzohet në shtëpinë e rivalëve (Video)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Maj 2022, 23:00
Atletico Madrid mund të buzëqeshë, skuadra e Cholo Simeones dominon Realin e Madridit në derbin e kryeqytetit me një gol të Yanick Carrasco në minutën e 40 nga pika e bardhë, për të grumbulluar në llogarinë e Los Colchoneros tre pikë që e bëjnë pothuajse të sigurt pjesëmarrjen në Champions League edhe sezonin e ardhshëm.
Me gjashtë pikë diferencë nga Real Betis i vendit të pestë dhe 3 javë nga fundi, Atletico duhet të regjistrojë edhe një fitore për të finalizuar një sezon ku rrezikoi të humbiste më shumë se trofeun e kampiones që e rrëmbeu një javë më parë Reali që në “Wanda Metropolitano” nuk shpenzoi shumë energji tashmë që sezoni në La Liga është mbyllur praktikisht dhe Ancelotti duhet të mendojë për finalen e Champions League.
