Neymar dhe CR7 nuk mund të “luajnë” poker në Britani

Cristiano Ronaldo apo Neymar nuk duhet të luajnë poker, të paktën në pankartat apo spotet publicitare që shfaqen në Angli. Rregullat e reja që do të hyjnë në fuqi në Mbretërinë e Bashkuar, do të përjashtojnë figurat publike nga reklamat që lidhen me bastet apo lojërat e fatit dhe të prekur drejtëpërdrejtë janë lojtarët në fjalë.

Qeveria synon të mbrojë sa më shumë fëmijët dhe grupet më vulnerabël nga efektet negative të kumarit duke vendosur të heqë nga transmetimet televizive të gjitha spotet e kumarit ku yje të futbollit janë imazh. Ligji do të hyjë në fuqi duke nisur që nga data 1 tetor.

Neymar dhe CR7 nuk mund të “luajnë” poker në Britani

Në këtë mënyrë, Cristiano Ronaldo që është një nga figurat kryesore të “PokerStars” duhet të heqë dorë nga kontrata shumë-milionëshe, ndërsa Neymar mund të preket më pak nga ky vendim pasi braziliani e zhvillon aktivitetin e tij në Paris dhe kontratat e bëra me kompanitë britanike nuk kapin shifrat e portugezit edhe pse sulmuesi i PSG-së është gjithashtu pjesë e marketingut të faqes së njohur të pokerit.

Ligji i ri parashikon edhe përjashtimin e trajnerëve e të yjeve të kinemasë apo muzikës. Frika më e madhe e klubeve ishte përjashtimi i reklamave edhe nga fanellat e skuadrave por qeveria nuk e ka parashikuar një masë të tillë, duke shtyrë për një afat tjetër rishikimin e kësaj pjese në të ardhmen.