Arsenali me një “këmbë” në Champions falë talentit të akademisë (Video)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Maj 2022, 17:15
Arsenali i falet lojtarit të të rinjve, Edward Nketiah i cili shënoi dy gola që me shume gjasa do ta çojnë skuadrën londineze në Champions League sezonin e ardhshëm.
Sulmuesi 22-vjeçar shënoi në minuitat 5 dhe 10 për t’i siguruar fitoren 2-1 Arsenalit në ndeshjen e javës së 35 kundër Leeds United. Sukses që e konfirmon Arsenalin në vendin e katërt me 4 pikë më shumë se Tottenham kur kanë mbetur edhe tre javë për t’u luajtur.
Në ndeshjet e tjera, Everton kaloi 2-1 Leicester City ndërsa West Ham shkatërroi 4-0 Norwich.
