Milan shikon titullin në horizont, Tonali në gjurmët e legjendave (Video)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Maj 2022, 22:43
Në ditën e 22 vjetorit të lindjes, Tonali i bën vetes dhe Milanit një dhuratë të çmuar. Mesfushori kuqezi merr në krahë skuadrën e Piolit me dy gola vendimtarë në Verona për fitoren 3-1 që e mban Milanin në krye dhe e detyron ekipin kuqezi të synojë edhe 4 pikë në dy ndeshjet e fundit për të arritur tek titulli i 19 pas 11 viteve mungesë.
Që do të ishte një ndeshje e vështirë në "Bentegodi" kjo u kuptua qënë prekjet e para por pas disavantazhit, Milani reagoi dhe thelloi avantazhin në fund me Florenzin. Fitore që zhvlerëson pjesërisht suksesin e Interit ndaj Empolit dhe i jep një dorë ekipit të Piolit për t'u afruar në takimin me historinë.
