Manchester City e fshin zhgënjimin e Champions me 5 gola në kampionat(Video)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Maj 2022, 19:53
Tre pikë në po kaq ndeshje të mbetura, kaq duhet të rikuperojë Liverpool ndaj Manchester City që shfrytëzoi ndalesën e skuadrës së Klopp me një fitore bindëse 5-0 ndaj Newcastle.
Gjithçka e lehtë për djemtë e Pep Guardiolës në "Etihad" ku Sterling shënoi dy gola dhe Rodri, Foden e Laporte shtuan tre të tjerë. City duhet thjesht të grumbullojë minimalisht edhe shtatë pikë deri në fund të sezonit për të mbrojur kurorën.
