Mehmeti nuk pranon humbjen: Skuka u rrëzua, ishte 11-metërsh
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Maj 2022, 21:05
Pas ndeshjes, trajneri i Partizanit, Dritan Mehmeti u shfaq i pakënaqur me gjykimin e derbit por edhe me sjelljen e lojtarëve të tij në fushën e lojës:
“Ishim shumë më superiorë deri kur shënuam golin e parë. Duhej të ishim shumë më tepër me këmbë në tokë dhe të kujdesshëm. I kemi dhënë mundësi kundërshtarit të na barazonte dhe të shënonte madje edhe golin e dytë. Më vjen keq sepse duhej të ishim shumë më tepër të përqëndruar por në të tilla ndeshje lojtarët janë më të ngarkuar emocionalisht. Duhej ta kishim përballuar me më shumë personalitet këtë ndeshje. Më hidhëroi shumë momenti që gjyqtari nuk shikoi VAR-in në rastin e një kontakti ndaj Skukës në zonë që mendoj se ishte 11-metërsh”.
