Ajes Sulejmani rezulton pozitiv në testin e drogës, ja momenti arrestimit të 39-vjeçarit nga policia

Ajes Sulejmani, 39-vjeçari që përplasi me makinë një çift së bashku me foshnjën e tyre në vijat e bardha në kryeqytet, rezulton pozitiv në testin e drogës.

Ai kaloi me të kuqe në semafor dhe përplasi çiftin dhe foshnjën, dhe më pa është larguar nga vendin i aksidentit në drejtim të rrugicave të lagjes.

Ndërkohë, ai ishte një person që kishte disa gjoba të mëparshme për shkeljen e rregullave të qarkullit rrugor, madje 3 javë më pari ishte ndaluar sërish.

Ndërkohë, policia ka publikuar pamjet e ndjekjes së 39-vjeçarit Ajas Sulejmani, pas arratisjes nga vendin i ngjarjes.

Sulejmani u arrestua në një spital privat disa orë pas arratisjes nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia në një njoftim bën të ditur se shoferi ka qenë shkelës sistematik i rregullave të qarkullimit rrugor.

“Drejtuesi i automjetit me targa të huaja, shtetasi me iniciale A. S., 39 vjeç, i dyshuar si autori që shkaktoi aksidentin me këmbësorët, në Rrugën e Kavajës, është ndëshkuar 8 herë nga efektivet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, nga të cilat disa herë për shkelje të sinjalizimit rrugor, shkelje semafori dhe mospërdorim të rripit të sigurimit. Gjithashtu, ky shtetas është ndëshkuar disa herë, me bllokues gomash, për shkak të parkimeve në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor në rrugët e kryeqytetit. Po ky shtetas është shoqëruar tre javë më parë në ambientet e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, po me këtë automjet, për verifikim nga strukturat e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, dhe pasi është verifikuar, është proceduar për shkeljen e dispozitave të Kodit Rrugor”, - pohon policia.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.