Myrto Uzuni zhbllokohet në La Liga me Granadan, gjen golin e parë (Video)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Maj 2022, 16:27
Myrto Uzuni jep sinjale të rëndësishme rreth tre muaj pas transferimit te Granada. Duket se sulmuesi nga Berati e ka kaluar momentin e vështirë të përshtatjes, me një gol, të parin në La Liga.
Në transfertën e Mallorcas, skuadra e Granadas triumfoi me rezultatin 5-2 dhe sulmuesi i Kombëtares Shqiptare gjeti golin e fundit të miqve pasi këmbënguli duke u vjedhur një top lojtarëve të Mallorcas ku u aktivizua edhe bomberi i Kosovës, Vedat Murriqi. Shikoni golin;