Çfarë do të diskutohet? Joe Biden video-konferencë sot me Zelenskyn dhe liderët e G7
Ditën e sotme, liderët e G7, duke përfshirë presidentin e SHBA-së, Joe Biden dhe Zelensky të Ukrainës, do të diskutojnë sot përmes video-konferencës mbështetjen perëndimore për Ukrainën e cila prej 24 shkurtit ndodhet nën pushtimin e Rusisë.
“Kancelari gjerman Olaf Scholz do të jetë mikpritësi i thirrjes dhe Zelensky “do të marrë pjesë dhe do të raportojë për situatën aktuale”, tha zëdhënësja e qeverisë Christiane Hoffmann.
Në këtë video konferencë pritet të diskutohen sanksione të mëtejshme ose të paktën një shtrëngim i ndëshkimeve ekonomike të shkaktuara tashmë ndaj Rusisë.
Ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së do të takohen gjithashtu sot në Bruksel për të diskutuar raundin e tyre të gjashtë të sanksioneve ekonomike kundër Moskës, i cili këtë herë duhet të përfshijë një ndalim në faza të importeve të naftës rus
