Talibanët rikthejnë burkën, nëse gratë nuk vendosin mbulesën do t'u burgosen burrat

Qeveria talibane rikthen me detyrim mbulesën e fytyrës për gratë afgane. Përmes një dekreti të posaçëm, Qeveria e talibanëve thekson se nëse gratë do ta kundërshtojnë këtë vendim, jo vetëm mund të humbin vendet e tyre të punës, por do të burgosin dhe babain apo familjarin më të afërt mashkull të tyre. Vendosja e këtyre masave si dhe kufizimeve të tjera ka ngjallur një reagim të fortë komunitetit ndërkombëtar, si dhe të shumë afganëve.

Talibanët nxorën një dekret përmes së cilit ata ua ndalojnë grave afgane që të dalin në publik pa mbulesë.

Pas këtij vendimi gratë afgane do të jenë të detyruara që gjithmonë kur të dalin nga shtëpitë e tyre ta kenë të mbuluar fytyrën.

Një vendim i tillë shënon një përshkallëzim të kufizimeve në rritje ndaj grave në publik të vendosura nga regjimi taliban.

Zëdhënësi i Ministrisë për Përhapjen e Ndershmërisë dhe Parandalimin e Veseve lexoi dekretin e nënshkruar nga udhëheqësi suprem i grupit, Hibatullah Akhundzada, duke thënë se babai apo familjari më i afërt mashkull do të burgoset ose pushohet nga puna në institucione nëse ajo nuk e mbulon fytyrën kur ndodhet jashtë shtëpisë.

Në konferencën e shtypit që u mbajt në Kabul, zëdhënësi taliban shtoi se mbulimi ideal i fytyrës është burka gjithëpërfshirëse ngjyrë blu, e cila u bë një simbol global i regjimit të mëparshëm të linjës së ashpër të talebanëve nga viti 1996 deri në vitin 2001.

Shumica e grave në Afganistan mbajnë shami për arsye fetare, por shumë prej tyre në zonat urbane si Kabuli nuk e mbulojnë fytyrën.

Grupi taliban është përballur me një reagim intensiv, të udhëhequr nga qeveritë perëndimore, por të cilit iu bashkuan disa studiues fetarë dhe vende islamike për kufizimet e tyre në rritje për të drejtat e grave në Afganistan.

Talibanët rikthejnë burkën, nëse gratë nuk vendosin