"Bashkë për një strehë" në Francë
Në rajonin Breton, në Francë, një shoqatë vullnetarësh që ndihmon të pastrehët iu ofroi një zgjidhje të vecantë atyre për t u bërë me shtëpi.
Të vogla, të lëvizshme dhe me nje strukturë modeste, por që iu shërben më së miri për të jetuar. Drejtuesit e shoqatës Amisep, menduan që të bashkëpunonin me vetë individët në nevojë, të cilët në në të njëjtën kohë do të ishin të gatshëm të merrnin pjesë në ndërtimin e tyre. Bashkëpunimi funksionoi dhe dhjetëra shtëpi u ndërtuan për dhjetëra të pastrehë në Breton.
"Një shtëpi e vogël për mua, diçka e mirë, e pastër, e kemi ndërtuar mirë", tha ai.
Për kreun e këtij projekti, Simon Robitaille, shtëpitë janë të sigurta për të jetuar dhe se puna për të ndihmuar të tjerë persona në nevojë do vazhdojë.
"E veçanta e këtij projekti është se shtëpitë janë të lëvizshme, dhe në këtë mënyrë do mund të ndihmohen më lehtë të pastrehët. Disa janë ende në fazë ndërtimi, por është punuar mirë, nga muret deri te kornizat e brendshme dhe mobiluar me pajisje të domosdoshme për to", thotë një prej vullnetarëve.
Vetë banorët, tashmë pronarë të shtëpive, ndihmuan në ndërtimin e tyre, që nga baza e deri tek dyert dhe tavolinat e drurit. Në këtë mënyrë ata u angazhuan duke përmbushur detyrat e caktuara nga drejtuesit e shoqatës AMISEP.
