Ukrainë, evakuohen të gjithë civilët nga Azovstal
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Maj 2022, 19:48
Të gjitha gratë, fëmijët dhe të moshuarit u evakuuan nga fabrika e rrethuar Azovstal në Mariupol, sipas një deklarate nga zëvendëskryeministres së Ukrainës.
“Kjo pjesë e operacionit humanitar në Mariupol ka përfunduar”, ka shkruar Irina Veresuk në Telegram.
Pak orë më vonë edhe Ministria e Mbrojtjes së Rusisë konfirmoi përfundimin e evakuimit të civilëve nga fabrika e çelikut Azovstal në Mariupol.
Ministria ruse tha në një deklaratë të postuar në internet se gjithsej 51 persona ishin shpëtuar gjatë operacionit tre ditor, i cili filloi të enjten. Vetëm një duket se është larguar të shtunën.
Sipas Moskës, të evakuuarit janë 18 burra, 22 gra dhe 11 fëmijë.

